Një grup ish deputetësh dhe atyre aktualë në Kuvendin e Serbisë, ministra e kryetarë komunash kanë publikuar sot apelin përmes të cilit kërkojnë që menjëherë të ndërpriten bisedimet me Kosovën (e Metohinë) të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, të anulohen marrëveshjet e Brukselit dhe që tema e Kosovës të kthehet në Këshillin e Sigurimit të OKB, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Beta, transmeton Koha.net.
Në apelin, të cilin gjatë një konference para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë e lexoi kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq, theksohet që pushteti për të gjitha vendimet rreth Kosovës (dhe Metohisë) duhet të shpallë referendum, dhe se në dialogun e brendshëm për Kosovën (dhe Metohinë) nuk duhet të merret pjesë dhe kështu të mos i jepet mbështetje regjimit të Aleksandar Vuçiqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Absolutisht hedhim poshtë çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës (e Metohisë), ose çfarëdo cenimi tjetër të integritetit territorial dhe të sovranitetit shtetëror të Serbisë”, citon Beta apelin.
Nënshkrues të apelit janë Boshko Obradoviq, deputeti llavisha Ristiq, kryetari i komunës Çajetina Millan Stamatoviq dhe ish deputetët Dragan Todoroviq, Sllobodan Samarxhiq, Marko Jakshiq dhe Dejan Miroviq.