Gjykata Themelore në Gjilan të premten ka dënuar me 4 mijë e 500 euro gjobë kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq për dy vepra penale të keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për veprën penale të konfliktit të interesit.
Ky dënim ka ardhur pasi kryetari i Novobërdës ka negociuar me prokuroren e çështjes me ç’rast ka pranuar fajësinë, ngase ai kishte punësuar gruan e tij si menaxhere në sektorin e kulturës duke mos përfillur procedurat ligjore ku për dy vite ishte dëmtuar buxheti i Kosovës mbi 13 mijë euro, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu ai është dënuar edhe për punësimet e paligjshme në të cilin pikë e ka pranuar fajësinë. Në këtë rast gjithashtu janë dënuar edhe dy zyrtarë komunal të cilët gjithashtu kanë pranuar fajësinë.