Subjektet politike në Kosovë kanë marrë dënime të ndryshme nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkelje të rregullave në fushatë zgjedhore, shkruan sot Koha Ditore.
Shuma e dënimeve kap vlerën 357 mijë e 200 euro, që është disafish më e madhe se në zgjedhjet e vitit 2014, kur dënimet kishin kapur shumën 86 mijë e 700 euro.
Deri tash, sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, asnjë parti nuk e ka paguar dënimin e marrë. Ndërsa vetëm partia Fjala ka marrë formularët për të kryer pagesat.
“Deri më tani asnjë subjekt politik nuk ka paguar gjobat e shqiptuara nga PZAP-i për këto zgjedhje. Subjekti politik Fjala është paraqitur në PZAP dhe i ka marrë formularët për t’i paguar gjobat, por ende nuk i ka paguar”, ka thënë Desku për gazetën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
KQZ-ja ua ndal gati gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave
-
Shkeljet në fushatë, LDK-ja u gjobit më së shumti - me 93 mijë euro
-
Për 13 vjet PZAP gjobiti partitë politike me mbi 2 milionë euro
-
Pesë parti gjobiten me 21 mijë euro për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes
-
PZAP-ja dënon me mbi 16 mijë euro disa parti politike