Pejë, 31 gusht – Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale në muajin tetor, Fatmir Gashi, ka bërë të ditur të martën pasdite me një njoftim publik se është bërë marrëveshje për koalicion zgjedhor në Pejë me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për zgjedhjet lokale, më saktë me kryetarin e këtij subjekti në Pejë, Anton Antoni.
Ndaj këtij njoftimi ka reaguar me një postim publik sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj, me pretendimin se tetë ditë më parë degët e LDK-së dhe PSHDK-së në Pejë kishin arritur marrëveshje të njëjtë për zgjedhjet lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më 21 gusht arritën marrëveshje me LDK-në dhe pa asnjë arsye dhe pa asnjë paralajmërim më 29 gusht arritën marrëveshje me AAK-në. Tashti ec e merre vesh cila marrëveshje është valide! Cilës marrëveshje t’i besohet! A mund t’i besohet fare kësaj kryesie të PSHDK-së? Të dashur demokristianë, juve duhet t'ju mjaftojnë këto gjeste dhe të hiqni dorë nga këto lojëra, të cilat juve nuk ju sjellin asnjë të mirë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Zefajt (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).