Demokracia në Veprim ka thënë se dalja e pakët në procesin e votimit në veri është mundësi e humbur për qytetarët e katër komunave për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.
Në një reagim për media, kjo organizatë ka thënë se disa vendvotime s’i kanë plotësuar standardet e procesit të votimit, pasi sipas saj, ka pasur “përzgjedhje joadekuate të objekteve që kanë luajtur rolin e qendrave të votimit”.
DnV-ja ka thënë se kjo ka pasuar edhe me grumbullim të disa vendvotimeve në një hapësirë të vetme, vendosje të vendvotimeve në kate të larta të ndërtesave komunale e improvizim të zyrave.
“Sipas Demokracisë në Veprim kushtet teknike nëpër disa Qendra të Votimit, përkatësisht vendvotime nuk kanë plotësuar standardet e procesit të votimit. Vlen të përmendet përzgjedhja joadekuate e objekteve të cilat kanë luajtur rolin e Qendrave të Votimit, pasuar nga grumbullimi i disa vendvotimeve në një hapësirë të vetme, vendosja e vedvotimeve në katet e larta të ndërtesave komunale, improvizimi i zyrave ose dhomave të ngushta si vendvotime si dhe mungesa e ngrohjes apo ndriçimit në vendvotimet e organizuara në kontejnerë”, thuhet në reagim.
Demokracia në Veprim ka shtuar se procesi ka rrjedhur në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
-
DnV: Interesim minimal i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit
-
DnV pas zgjedhjeve në veri: S’garantojnë legjitimitet politik
-
Demokracia në Veprim publikon rezultatet preliminare
-
DnV-ja raporton për rënie të votimit me asistencë deri në mesditë e 12 raste të fotografimit të votës
-
DnV: 19% e qendrave të votimit s’ofrojnë infrastrukturë për qasje të personave me aftësi të kufizuara