Simbolika e paqes ka vdekur në Lidhjen Demokratike, bashkë me vdekjen e Ibrahim Rugovës. Pacifistët u bënë të dhunshëm me njëri-tjetrin, shkruan sot Koha Ditore.
Përçarjet shoqëruan të gjitha zgjedhjet e brendshme që pasuan, prej kur partia mbeti pa liderin e saj historik.
Demokracia e grushteve e ka njohur intensitetin më të madh në këtë palë zgjedhjesh të brendshme në LDK. Skena rrahjesh janë parë në qendrat më të mëdha. Madje, edhe në degën e tretë në Prishtinë, e cila njihet si “Dega e presidentit Ibrahim Rugova”.
Kryeqyteti ka qenë bastion i LDK-së deri më 2013, kur Isa Mustafa, ndonëse ishte kryetar i LDK-së, u mund nga Shpend Ahmeti, që atëkohë ishte pjesë e Vetëvendosjes. Rezultati nuk u rikuperua as në zgjedhjet e fundit lokale, të cilat për pak vota i humbi Arban Abrashi. Ai mbërriti të kandidohej ani se Ismet Beqiri, sekretar i partisë, donte të ishte vetë kandidati.
Pikërisht në zgjedhjet e tashme partiake, gara degradoi në përleshje fizike mes krahut që përfaqëson Beqiri dhe lidershipi partiak, si dhe krahut të Abrashit që identifikohet kryesisht me disa prej njerëzve të rinj të partisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri
-
Kris “bashkimi i madh” në LDK
-
Rezultati i LDK-së përfundon në përplasje të brendshme
-
PSD-ja kritikon Osmanin për grushtin e Kurtin për ushtrinë
-
Arkiv: Zgjedhja e presidentëve ndër vite nëpër ballinat e KOHËS Ditore