Agron Demi, kolumnist i Kohës Ditore, thotë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë financon zonat ekonomike në bazë të rajonit nga vjen ministri i kësaj ministrie.
Sipas tij, këtë së fundmi e bëri edhe Bajram Hasani, që ndau dy milionë euro për të financuar zonën ekonomike në Viti. Këtë ai e ka lidhur edhe me kohën kur ministër i MTI-së ishte Bujar Dugolli si dhe kur me këtë ministri udhëhoqi AKR-ja.
Demi thotë se me këtë financim fillimisht janë ndihmuar familjet e ministrave, pastaj rrethi e në fund çka të mbetet shkon për qytetarët.
“Kur ministër i MTI ishte Bujar Dugolli, parku i biznesit u hap në komunën e ministrit në Drenas. Kur me MTI udhëhiqte AKR, Gjakova dhe Mitrovica u shpallën zona ekonomike. Kur ministër i MTI është Bajram Hasani, ndahen 2 milionë euro për te financu zonë ekonomike në komunën e tij në Viti. Ngase, natyrisht, posti publik është së pari me i ndhihmu familjes, pastaj rrethit e çka të mbetet në fund me vendos në bazë të arsyeshmërisë ekonomike e cila kish me i shërby të gjithë qytetarëve pa dallime klanore”, ka shkruar Demi në Facebook.
-
MTI-ja ndan 500 mijë euro për zonën ekonomike në Lipjan
-
Hasani ndan rreth dy milionë euro për Zonën Ekonomike të Vitisë, thërret Hazirin ta ndajë pronën edhe për Gjilanin
-
Kurti nga zona e re ekonomike: Të rinjtë do të kenë më shumë mundësi punësimi në vend
-
Demi: VV-ja e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht po qeveris me “libër” të tij
-
Demirit i kërkohet lista e përfituesve të subvencioneve, akuzohet se u janë ndarë të afërmve të tij