Ekonomisti Agron Demi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të ju ndajë nga 100 euro fëmijëve dhe pensionistëve.
Demi e ka kritikuar Qeverinë duke thënë se ajo nuk po lodhet që t'i identifikojë familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje është duke qeverisuar me “libër” të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
“Babadimri në formë të 100 eurove. Kjo qeveri as nuk është ka lodhet fare së paku me i identifiku familjet që kanë më së shumti nevojë për ato 100 euro. Po ja fusin shabllon, pse me u lodhë. Vetëvendosje e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht është ka qeverisë me 'libër' të tij”, ka shkruar Demi na Facebook.
Sipas tij më mirë do të ishte që Qeveria të marrë një vendim e të bëhet “qeveria e parë e një shteti që fillon aplikimin e skemës ‘Të Hyrat Bazike Univerzale’”.
“Qysh ja ka nisë e don me përfundu kjo Qeveri tu shpërnda pare të gatshme, ma mirë kish me qenë me marr një vendim që nga viti 2024, Qeveria e Kosovës ka me u ba qeveria e parë e një shteti që fillon aplikimin e skemës ‘Të Hyrat Bazike Univerzale’ (Universal Basic Income). Kësisoj buxhetin prej 3 miliardë eurosh e kish nda tek 1.3 milionë banorë mbi moshën 15 vjeçare dhe secili prej nesh kishim marrë ka 200 euro në muaj. Edhe ashtu s’po ja sheh hairin askush shkollave, spitalet i kemi në Shkup, autostradat për me ik në Evropë i kemi gati, kufijtë i ruan KFOR-i, gjykatat edhe ashtu s’po punojnë...edhe s’kemi nevojë për qeveri e parlament, por vetëm një zyre kontabiliteti që i rishpërndanë të ardhurat”, ka shkruar tutje Demi.
Demi për ndarjen e 58 milionë eurove për pensionistë e fëmijë: S’po ndihmohen të varfrit
Ekonomisti Agron Demi ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ndarja e nga 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, vendim të cilin Qeveria e mori në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.
“Sipas të dhënave të fundit të Anketës së Fuqisë Punëtore, janë: 385,333 fëmijë nën moshën 15 vjeçare dhe 193,212 të moshuar mbi moshën 65 vjeç. 578,545 persona. Këta do të marrin nga 100 euro në dhjetor, apo në total 58 milionë euro”, ka shkruar Demi në Facebook.
Sipas Demit në mesin e këtyre 193 mijë pensionistëve, janë së paku 7,000 pensionistë që marrin pension edhe nga Gjermania dhe Zvicra. “Për këtë kategori tash Qeveria i ndanë 700 mijë euro”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se në mesin e 385 mijë fëmijëve, janë së paku 32,300 prindërit e të cilëve sipas të dhënave të ATK-së marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj. “Për këtë kategori tash Qeveria u ndanë rreth 3.3 milionë euro”, ka shkruar ai.
“Në anën tjetër sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj (kjo shënon rritje nga matja e fundit e varfërisë më 2017). Vitin e kaluar transferet sociale kanë mbërri në 12% të GDP, por vetëm 0.5% e kësaj shume ka shku për familjet e varfra. Çka do të thotë se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfrit ata që po përfitojnë”, ka shkuar Demi.
Ai ka pyetur nëse do të ishte më mirë që kjo qeveri të identifikonte ata 319 mijë persona që jetojnë në varfëri dhe të ju ndante mjete buxhetore sa për t’i nxjerrë nga varfëria.
“Por për një politikë të tillë duhet një qeveri që punon, e jo një qeveri dembele që për tri vjet nuk e ka ba asnjë hap me i identifiku familjet më në nevojë”, ka shkruar Demi.