Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, deklaroi të enjten se menduar miratimin e një ligji që i ndalon grevat në Kosovë, pasi sipas tij, grevat kanë nisur të keqpërdoren.
Ai deklaroi në DESK-un e KTV-së se mbajtja e procesit mësimor nuk duhet të lihet në mëshirën e Sindikatës së Arsimit, e as te Qeveria.
“Nuk prisnim të kishte zgjidhje të kësaj që pamë. Nga greva vazhdohet të përfitohet politikisht nga partitë, këtu s’ka fitues, ka humbës. Humbësit janë fëmijët dhe qytetarët. Vazhdoi debati i zakonshëm, në kërkim të fajtorit. Kuvendi vazhdoi ta kërkojë kush është fajtori, por asnjëherë të nisë diskutim për gjetjen e zgjidhjes”, tha ai.
Sipas Demit, nuk mund të arrihet një e drejtë, duke ua pamundësuar fëmijëve të drejtën për shkollim.