Arbëri

Demi: KA ARDHË KOHA me e ‘zhbi’ shtetin

Analisti Agron Demi, ka ironizuar me moton parazgjedhore të PAN-it, “Ka ardhë koha”.

“A po e kuptoni tash moton e koalicionit PAN gjatë zgjedhjeve - KA ARDHË KOHA? Fjala ka qenë që 'Ka ardhe koha' që djali i Muharremit me dal në selamet, ashtu sikurse burri i Donikes, vjehrri e gruaja e Mërgimit, djali i Teutës, reja e Palit, motra e Bekës, evladat e Osmanit...”, ka thënë Demi.

“Ka ardhë koha me 'zhbi' shtetin, e me vjedhë 100%. Një ditë qeveria Haradinaj nuk ka me ekzistu, por pasojat e kësaj qeverisje kemi me i bartë edhe shumë vite. ‘100% hajni’ që kjo qeveri ja ka ba shtetit të Kosovës, ja kalojnë shumëfish dëmit që taksa 100% ja ka ba shtetit të Serbisë”, ka thënë më tej Demi, përcjell Koha.net.

Ai ka thënë se vetëm nga kronikat e Ardiana Thaçi Mehemtit, prokuroria do ishte dashtë me i ngritë me dhjetëra akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Por prokuroria e Lumezit është shndërru në partner koalicioni për me 'zhbi' shtetin”, ka thënë Demi.