Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur tubimin qendror elektoral të premten në Pejë, ku është zotuar për zhvillim projektesh në rast se kjo parti merr drejtimin e qeverisë.
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka shtruar një mori pyetjesh para pejanëve gjatë fjalës që ka mbajtur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pejë a doni edhe nja katër vjet me folë për ‘Borenë’, apo me e kry. Me e kry? Atëherë, vërini veshin të dielën sepse nëse shkon qysh ka shkuar në të kaluarën, atëherë keni me folë edhe nja katër vjet dhe asgjë nuk ka me ndodhë. A po e doni autostradën e Dukagjinit, apo doni me folë për të?”, ka pyetur ai.
Ai ka thënë se Kosova është duke kaluar ditë të zorshme e periudhë të zorshme të zhvillimit të vet, pasi ka theksuar se shteti qeveriset prej njerëzve që mendojnë se duhet të jenë vet përmbi gjithçka.
“Që e kuptojnë zhvillimin e demokracisë prej kohës nuk ka ekzistu, që mendojnë se dikush që qeverisë duhet të jetë xheloz edhe në Dua Lipën, se i pengon suksesi i dikujt edhe në punën e vet, se duhet të jenë xhelozë edhe në Majlinda Kelmendin e Nora Gjakovën, veç që nuk bën dikush me i mbërri majat e suksesit në zanat të vetin, në punë të veten e në shkathtësi e talent të vetin. Këtë e kemi sot në Kosovë. Që nuk bën me e pa një ndërmarrës duke u rritur e duke u zhvilluar, se nuk bën se shefi duhet të jetë më i madhi”, ka thënë Gjini, në tubimin e mbajtur në komunën fqinje të Gjakovës, të cilën e udhëheq. “Këto janë mënyrat qysh e ngulfasin jetën e njerëzve, e mbysin iniciativën dhe nuk e lënë një popull me u ngritë në këmbë dhe me u zhvilli. Por mbani në mend, e ka thënë dikush, shumë i madh: ‘të gjithë popujt e botës e kanë një moment kthese kur vendosin me e ndërru drejtimin dhe me shku në drejtim që duhet. E kanë një moment kur vendosin me zbritë prej trenit të gabuar”.
Gjini ka thënë se Kosova është në tren të gabuar dhe se kur është në tren të gabuar, krejt stacionet do të jenë të gabuara pasi, sipas tij, drejtimi është i gabuar.
“Qëllimi ynë është me e kallxu rrugën. Me kallxu qysh nuk bën dhe, nëse nuk bën ashtu, me kallxu qysh bën. Dhe këtë jemi duke e bërë edhe sonte”, ka thënë ai. “Nuk ka me qenë e largët dita, e bën vaki është shumë shpejt, kur kemi me fitu dhe kemi me i dhënë Kosovës rrugë”.
Gjatë ditës, AAK-ja ka mbajtur edhe aktivitete të tjera parazgjedhore, përfshirë edhe në Drenas, komunë të cilën e ka vizituar Gjini.