Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Kurti po tallet me punëtorët, për të mos thënë po i vjedhë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka më shumë se 1 vit që po tallet me punëtorët.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe greva ju ka mbetur si mjet i vetëm.

Sipas tij “kriza ekonomike e sociale u ka mbërritur në asht punëtorëve”.

“Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata. Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t'u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!!!”, ka shkruar ai.