Për Agron Demin, kolumnist i rregullt i Kohës Ditore, rezultatet për kandidatë të publikuara sot nga KQZ-ja, tregojnë edhe një herë për një elektorat i cili dalëngadalë po e ndan shapin prej sheqerit.
“Përveç që ndëshkoi me votë partitë shtet-shkatërruese, ata përzgjodhën edhe kandidatë brenda partive, të cilët gjatë fushatës zgjedhore zhvilluan një fushatë mjaft dinjitoze”, ka shprehur bindjen në një shkrin në profilin e tij në Facebook, Demi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Demit, është lajm shumë i mirë që votuesit kanë votuar kësaj radhe në numër më të madh për gratë.
“Gjysma e deputeteve (20 deputete) janë pjesë e Kuvendit falë votës, pa u bazuar në kuotë. Ky rezultat duhet t’i shtyjë partitë që në lista zgjedhore të përfshijnë 50% gra”.
“Është lajm shumë i mirë që edhe një kandidat si Dukagjin Gorani, i cili zhvilloi një fushatë pa posterë, pa sponsorizime e pa britma, arrin të zgjidhet deputet vetëm duke u bazuar në forcën e argumentimit. Po ashtu është lajm shumë i mirë që kandidatët e rinj si Lumir Abdixhiku, Korab Sejdiu, Vjosa Osmani, Qëndron Kastrati, marrin një numër kaq të madh të votave”, ka thënë Demi.
Sipas Demit, është lajm shumë i mirë që votuesit nuk pranojnë aq lehtë lider partish me të kaluar të dyshimtë të cilët katapultohen në krye të partisë në procese të shtirura zgjedhore partiake.
“Diskrepanca e votave në mes të partisë/koalicionit dhe liderit të listës, është indikator për atë se sa elektorati i asaj partie pajtohet edhe me kryetarin e partisë. E rezultatet tregojnë se kjo diskrepancë e votave është shumë më e theksuar tek kryetari i PDK”, ka thënë Demi. “Po ashtu, është lajm i mirë që votuesit nuk bien pre e ‘pitalkave :)’”, ka shtuar më tej.
Demi ka thënë se ka edhe plot aso që nuk do duhej kurrë me u fut në lista zgjedhore, e lëre më me qenë deputet/e, por megjithatë, sipas tij, përbërja e re e Kuvendit të Kosovës do të jetë larg më e mirë se këto që kemi parë deri më tani.