Pasditen e hënë nga të reshurat e rrëmbyeshme të përcjella me erëra të forta, kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të Drenasit dhe në qytet, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, ka dal ne të gjitha ato vende që nga qytetarët është raportuar për dëme materiale dhe ka vlerësuar se janë bërë dëme të konsiderueshme materiale në ekonomi familjare, shtëpi banimi, stalla e ahure, në biznese dhe industri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni edhe ditëve në vazhdim do të dalë në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e mbrëmshme.
Përpos dëmeve të shkaktuara në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, është dëmtuar edhe mbuloja e stadiumit sintetik të futbollit.