Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demarkacionit i renditet edhe një dështim në Kuvendin e Kosovës

I pasigurt se e enjtja do të sillte rezultate ishte shfaqur një ditë më herët kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai kishte lënë të hapur mundësinë që seanca të mos përfundonte, por ajo në fakt as që arriti të fillonte, raporton KTV.

Personalisht ai as që u duk në sallën plenare, e angazhimin e bëri nga zyra e tij, ku priti e përcolli ambasadorë, zyrtarë institucionalë e përfaqësues partish në tentim për të gjetur zgjidhje.

Në sallë plenare erdhën deputetët, por të paktë në numër.

Vetëvendosje kishte marrë me vete edhe dosjet me nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve nga peticioni i shtatorit të 2015-ës, në kohën sa ishin opozitë e bashkuar me AAK-në dhe Nismën.

Edhe Maratona e Kuvendit për dështim në mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme Video Maratona e Kuvendit për dështim në mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme

Numri i deputetëve vazhdonte të rritej në bufenë e Kuvendit e i paktë në sallë plenare.

Lëvizjet e kryeministrit u shpeshtuan, herë në takime e herë në sallë me deputetë.

Aty Lista Serbe nuk u duk fare e qëndrimin e bën të ditur me komunikatë se nuk do të votojnë për demarkacionin.

Por, tash për partitë në pushtet nuk ishte më problem veç Lista Serbe.

Problemi më i madh u doli me LDK-në.

Kjo parti insistonte se raporti i komisionit të ri, në krye me Bulliqin, nuk duhet të votohet në Kuvend, por kjo nuk pranohej nga Ramush Haradinaj.

Edhe Seanca shtyhet për të enjten, mungojnë deputetë e ministra Arbëri Seanca shtyhet për të enjten, mungojnë deputetë e ministra

Në komunikim me KTV-në, dy nga zyrtarë të lartë institucionalë kanë thënë se sikur të hiqet raporti i komisionit të ri atëherë nuk do të jenë as votat e disa deputetëve të koalicionit.

E në anën tjetër, deputetë të LDK-së kanë treguar për presionin e vazhdueshëm që u është bërë nga ambasadorët, duke kërkuar me çdo kusht që LDK-ja ta votojë këtë marrëveshje.

KTV-ja merr vesh se ky qëndrim i LDK-së erdhi pasi atë e kërkoi lideri Isa Mustafa nga Gjermania.

Por, takimet te zyra e kryetarit Veseli vazhdonin. Aty bashkë me kryeparlamentarin dhe kryeministrin ishin edhe Avdullah Hoti e Ismet Beqiri të LDK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës. Por kur dolën nga aty nuk folën asgjë para gazetarëve.

Kryeministri u kthye te deputetët e për t’i shkuar edhe njëherë në zyrë Veselit iu desh ndihma e këshilltarit të këtij të fundit.

Edhe Diskutimi për dialogun në Kuvend, pas shqyrtimit të pikave të papërfunduara Arbëri Diskutimi për dialogun në Kuvend, pas shqyrtimit të pikave të papërfunduara

Pas kësaj, kryeministri kthehet në sallë për të marrë letrat e tij dhe përshëndetet me deputetët, derisa i fundit që hyn në sallë ishte Kadri Veseli, që mbajti një fjalim të shkurtër para pak deputetëve. Tha se seanca shtyhet për të premten në orën 10:00.

Seanca pritet të mbahet të premten e kryeparlamentari ka thënë se kjo duhet të përfundojë para të mërkurës, derisa ky afat lidhet me vizitën e paralajmëruar të presidentit të Komisionit Evropian, Junker, më 28 të këtij muaji në Prishtinë.