Nuk ka mbetur shumë kohë në dispozicion të liderëve të vendit që t’i vënë fundin çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave.
Para se projektligji të mbërrijë në Kuvend, e që pritet të bëhet javën e ardhshme, partneri i koalicionit qeverisëse, PDK-ja, ka kërkuar konsensus të partive, raporton KTV.
Zenun Pajaziti, deputet i PDK-së, vonesën e quan të pajustifikueshme.
Versionin e vitit 2015, nuk e mbështet kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së, por tha se do të kërkojnë një zgjidhje para se të mbërrijë në Kuvend.
Por, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, megjithëse kanë paralajmëruar votën për, nuk e kanë ndërmend ta lënë koalicionin aktual të kalojë lehtë me miratimin e një versioni që e kanë kundërshtuar tash e 3 vjet.
Edhe
Çfarë mendojnë qytetarët për demarkacionin
Avdullah Hoti, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka aluduar se Qeveria me zgjidhje po u referohen neneve, të cilat garantojnë rishikim të marrëveshjes.
Projektligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, do të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit në fillim të javës, derisa mund të procedohet për në seancën e së enjtes.