Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demaku: UÇK-ja vazhdon të jetë tmerri i Vuçiqit

Panelistja e emisionit “Konfront” në KTV, Dafina Demaku, ka deklaruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), vazhdon të jetë tmerr për Serbinë.

Ajo ka thënë të mërkurën se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon ta përmendë UÇK-në dhe Adem Jasharin nëpër konferenca, e sipas saj, kjo bëher nga tmerri që “ajo përjeton”.

“Mendoj që ish-pjesëtarët e UÇK-së ose ata që e kanë të ndërlidhur një histori të luftës nuk është dashur të llogarisin në sjelljen normale të Serbisë...Të gjithë ata që kanë histori të lidhur me luftën e fundit, duhet të kenë një kujdes. Janë gjëra që po ndodhin dhe është problematike të dilet nga aty. Është shqetësuese për familjarët dhe njerëzit. Tmerri i Serbisë vazhdojnë të jenë tri shkronjat e UÇK-së. E shohim që çdo konferencë të Vuçiqit e ndërlidh me UÇK-në me Adem Jasharin”, është shprehur Demaku.