Kryeredaktorja e portalit “Periskopi”, Dafina Demaku, ka deklaruar se Kosova është kurthuar me dakordimin e Bratislavës për pikën ku flitet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Sipas Demakut, gjatë dy muajve të fundit ka pasur diskutim e debate të mëdha për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti
Ajo ka theksuar të mërkurën në Konfrontin e KTV-së se dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore ishte më e njohura.
“Sot jemi te dakordimi i Bratislavës dhe çakordimi me Marrëveshjen e Bratislavës, e arritur me Bashkimin Evropian. Jemi të kurthyar te pika e tretë e Bratislavës, që janë zgjedhjet në veriun e Kosovës”, u shpreh ajo.