Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demaj: Kishim brishtësi në numra, ky problem duhet t'i adresohet LDK-së

Ish-deputeti i LDK-së Frashër Demaj ka thënë se Qeveria Hoti kishte brishtësi në numra, duke shtuar se ky problem duhet t’i adresohet LDK-së.

Ai ka thënë se jashtë përgjegjësisë nuk mbetën as partnerët e kolicionit, duke shtuar se ata duhet të marrin detyrimet bashkë me të drejtat kur duan të bëhen pjesë e mazhorancës.

Demaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se brishtësia është vërejtur edhe te tentativat për votim të Projektligjit për Rimëkëmbje.

“Vetë fakti që kishim brishtësi të numrave dhe tentimeve të disahershme sidomos kur ishte çështja e votimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe në këtë rast mund ta pranojë një përgjegjësi të madhe në raport me aleatët që kishim në mazhorancë, ndonjëherë edhe pa ndonjë arsye të veçantë mungonin në seanca plenare dhe ne nuk mund ta kalonim dhe e kaluam në tentativën e shtatë. Kjo përgjegjësi i atribuohet LDK-së si e para e mazhorancës pa i amnistuar edhe partnerët sepse edhe ata në një moment të caktuar kur e nënshkruajnë marrëveshjen për të qenë pjesë e mazhorancës duhet t’i pranojnë edhe detyrimet që i kanë brenda një koalicioni qeverisës”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm