Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka pritur ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, të cilit i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Demaj ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dyja vendeve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa-rezervë të shtetit austriak karshi Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit si dhe anëtarësimit të saj në nisma rajonale dhe ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy kanë diskutuar edhe mbi konstruktivitetin e Kosovës në Samitin e Trieshtes; pjekurinë e dëshmuar të vendit tonë në bashkëpunimin rajonal; nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare; synimin për rritjen e bashkëpunimit dy-palësh me shtimin e marrëveshjeve të reja; si dhe për përkrahjen e studentëve të Republikës së Kosovës në seminaret e rregullta në Austri.