Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Kuti e ka shpallur armiqësore Shtëpinë e Bardhë, duke kontestuar, siç ka thënë, vlefshmërinë juridike të marrëveshjes dhe legjitimitetin e nënshkrimit të presidentit të SHBA-së.
Deliu-Kodra ka shkruar në Facebook se nuk duhet harruar që në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan i asaj kohe, kishte marrë vendimin për të larguar forcat serbe nga Kosova për të ndihmuar luftën e popullit shqiptar për çlirim.
"Kryeministri Kurti shpalli armiqësore Shtëpinë e Bardhë duke kontestuar vlefshmërinë juridike të marrëveshjes dhe legjitimitetin e nënshkrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç na kujtohet, ish-Kryeministri izraelit, pa qenë fare i pranishëm në takim dhe i përfshirë në negociata, por vetëm nëpërmjet një komunikimi me telefon me Presidentin amerikan konfirmoi vullnetin e Presidentit të SHBA-ve duke respektuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe duken e zbatuar atë me njohjen e shtetit të Kosovës. Kujtojmë, po ashtu, se po në atë Shtëpi të Bardhë, pa kaluar nëpërmjet Këshillit të Sigurimit, Presidenti amerikan i kohës mori vendimin historik për të shporrur forcat gjenocidale të Serbisë dhe ndihmuar luftën e nisur të popullit të Kosovës për çlirim. Përpjekjet për të armiqësuar marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të, duke trilluar “thika mbi harta” dhe zhvlerësuar legjitimitetin e Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë janë veprime të rrezikshme që kërkojnë reagimin mbarë shoqëror”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Sipas saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garanci, të cilës populli i Kosovës i beson.
-
Deliu: Kurti është kundër popullit të tij
-
Kurti: Kam qenë në Shtëpi të Bardhë, vizitën e gjatë atje e kam paralajmëruar
-
Opozita reagon ndaj qasjes së Qeverisë për Marrëveshjen e Washingtonit
-
Deliu-Kodra mbron Thaçin në kërkesën e tij që t’i ndalohet Hotit negocimi për Asociacionin
-
Deliu-Kodra: PDK-ja s’propozon emra për president pa marrëveshje paraprake