Një delegacion i lartë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vizituar selinë qendrore të NATO-s në Bruksel ku diskutoi mbi transicionin e FSK-së, planin dhe gatishmërinë e Kosovës që me kapacitetet e saj operacionale e specialistike të kontribuojë në të ardhmen për paqe dhe siguri rajonale e globale.
Zëvendësministri Burim Ramadani dhe gjenerallejtënanti Rrahman Rama u takuan me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza.
Gjithashtu, delegacioni i MFSK-së zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e shteteve në NATO, si të: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, dhe një takim të veçantë zhvilluan edhe me përfaqësuesin e Greqisë në NATO.
Gjatë qëndrimit në NATO, delegacioni i MFSK-së, pati takime edhe me përfaqësuesit e shteteve të rajonit, në NATO, si me ata të Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Turqisë dhe të Hungarisë.
“Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë këtij viti ka ndërmarrë një fushatë informuese në shumë prej kryeqyteteve evropiane, për të informuar për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe planet për të ardhmen e Forcës së Kosovës, me qëllim që të informohen partnerët strategjik dhe shtetet tjera partnere të NATO-s, si dhe shtetet evropiane; si gatishmërinë për transparencën e plotë, mbi këtë proces, dhe koordinimin e vazhdueshëm për një ecje përpara së bashku me partnerët tanë, në kuadër të qëllimit kryesor të deklaruar të vendit tonë, për anëtarësim në NATO dhe integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në fund të njoftimit të MFSK-së.
-
Rama: FSK-ja e gatshme për misione paqësore
-
Një delegacion i NATO-s vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, u bisedua për tranzicionin e FSK-së
-
Republika Çeke mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri
-
Tranzicioni i FSK-së i kontribuon sigurisë rajonale
-
Kosova dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje