Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që me kapacitetet e tanishme profesionale të japë kontributin e vet përkrah aleatëve në misione paqësore.
Kështu tha komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë një takimi sot me Michel Soula – shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, i cili shoqërohej nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer.
Ai gjatë këtij takimi ka njoftuar shefin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s me të arriturat e fundit të FSK-së, si dhe planet e zhvillimit të saj në të ardhmen.
Gjenerallejtënant Rama tha se FSK-ja aktualisht është duke punuar në realizimin e objektivave që dalin nga plani gjithëpërfshirës i tranzicionit, teksa shprehu nevojën e thellimit të bashkëpunimit me NATO-n, Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke thënë se FSK është e gatshme që me kapacitetet e tanishme profesionale të japë kontributin e vet përkrah aleatëve në misione paqësore.
Një takim me zyrtarin e NATO-s ka pasur sot gjatë ditës edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili foli në lidhje me procesin e tranzicionit të FSK-së, duke ri-konfirmuar se ky proces do të jetë transparent dhe i bashkërenduar me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë.
-
Berisha: Deklaratat e pamatura të Serbisë nxisin rritjen e tensioneve ndëretnike
-
Rama kërkon mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë e Kosovës
-
Admirali Foggo: Tranzicioni i FSK-së në koordinim të ngushtë me NATO-n
-
Një delegacion i NATO-s vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, u bisedua për tranzicionin e FSK-së
-
FSK synon të jetë pjesë e NATO-s, thotë Rama