Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në Seminarin Rose Roth të AP të NATO-s

Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO- s, i kryesuar nga Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit, po merr pjesë në seminarin Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Kuvendin e Maqedonisë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë seminar po trajtohen tema aktuale për Ballkanin Perëndimor, siç janë: forcimi i sundimit të ligjit, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, kriza e migracionit dhe rrugët e Ballkanit, transmeton Koha.net.

“Ndërkaq nesër dhe pasnesër, do te diskutohen temat: aspiratat e NATO-s në Ballkan dhe ecja përpara, reformat në mbrojtje dhe siguri, gjendja e mediave në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i dezinformimit dhe keqinformimit në krijimin e opinionit publik, marrëdhëniet ndëretnike në Ballkanin Perëndimor etj”, thuhet në komunikatë. ​