Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Me këtë rast Berisha e falënderoi ambasadorin Delawie, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të kanë dhënë për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuofoli edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK-u nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-ve mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së.
“Ne e përkrahim transformimin e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë komunitetet dhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, ka thënë Delawie.
Takimi me ambasadorin e SHBA-ve ishte takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re.