Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka thënë se transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur do të bëhet me konsensus të plotë me faktorin e brendshëm dhe në bashkëpunim me partnerët strategjikë, duke qenë transparent në çdo hap të procesit.
Ai gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që t’i avancojë më tutje marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara deri më tani në mes të Ministrisë për FSK dhe KFOR-it, transmeton KP.
Nga ana e tij, gjeneral Fungo tha se KFOR-i dhe FSK-ja kanë raporte bashkëpunimi shumë konkrete, jo vetëm me takime e shkëmbime zyrtare, por edhe me ushtrime dhe aktivitete tjera të përbashkëta fushore, në të cilat njësi të veçanta të KFOR-it dhe të FSK-së po kryejnë stërvitje të përbashkëta.
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Kohën Ditore ka thënë se Kosova duhet të bëhet me ushtri me ndryshime kushtetuese dhe jo vetëm me ligj.
-
Ministri Berisha i bindur se në dhjetor FSK-ja bëhet ushtri
-
Me transformimin e FSK-së Kosova synon të ofrojë vetëm siguri, thotë Berisha
-
Qeveria miraton shndërrimin e FSK-së në Ushtri
-
Berisha: Transformimi i FSK-së në FAK nuk paraqet asnjë rrezik
-
Ministri i FSK-së zgjat afatin e transformimit në ushtri