Arbëri

Delawie thotë se duhen ndryshime kushtetuese për transformimin në FAK

Ushtria duhet të formohet me ndryshimet kushtetuese që mundësojnë atë.

Ambasadori amerikan për Kosovë, Greg Delawie theksoi se ambasada e mbështet transformimin e FSK-së në FAK.

“Ne i mbështesim dhe i kemi mbështetur për një kohë të gjatë Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ne e mbështesim transformimin nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës. Mendojmë se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin. Ne do ta mbështesim atë në tërësi”, ka thënë ai.

Tutje Delawie inkurajon Listën Serbe që të rikthehet në Kuvend.

“Sigurisht që e inkurajoj Listën Serbe për t’u kthyer në Kuvend dhe për të filluar, për të rifilluar punën për zgjedhësit e tyre në Kosovë, siç i inkurajoj edhe serbët e Kosovës që kanë pozita qeveritare të kthehen në qeveri. Mendoj se ekziston mënyra për të arritur ku duam”, ka thënë ai.