Ambasadori amerikan Greg Delawie, në një intervistë për KiM radio ka folur për zgjedhjet lokale në Kosove, duke thënë që është i shqetësuar për presionin në veri të vendit.
Siç përcjell transmetuesi publik, ai ka thënë që do të donte të shihte më shumë konkurrencë të kandidatëve nga komuniteti pakicë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër gjithçkaje, ai pret që të dielën të ketë zgjedhje të ndershme.
“E di që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me ndihmën e OSBE-së në ditën e zgjedhjeve do të punojnë shumë për të siguruar zbatimin e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve” ka thënë Delawie.
Delawie ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, për të cilin tha se buron nga Pakoja e Ahtisarit dhe se e mbështet, si dhe për transformimin e FSK-se me ç’rast tha që “fuqimisht e përkrah këtë ndryshim”.
Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për Kosovën.
“Bota po ndryshon dhe Kosova duhet të ndryshojë me të. Kosova duhet të marrë hapa të rëndësishëm për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, deklaroi Greg Delawie.