Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie: Respektimi i drejtave të njeriut nga qeveria është mjet për paqe

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se “qeveritë që respektojnë të drejtat e qytetareve të tyre, mbesin mjeti më i mirë për prosperitet, lumturi njerëzore dhe paqe”.

Këtë koment ai e ka bërë në Twitter, ku ka bërë thirrje që të lexohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2017, për Kosovën.

Raporti ka theksuar se Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi.