Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasadori Amerikan në Kosovës, Greg Delawie, është shprehur i zhgënjyer pasi që, siç thotë ai, Blakaj po merrej me çështje të rëndësishme, siç është “ndjekja penale e mashtrimit të madh pensional”.
“Është shumë dekurajuese të dëgjosh lajmin e dorëheqjes së Prokurorit Special, Elez Blakaj, kryesisht për shkak se ai po punonte në çështje të rëndësishme siç janë hetimi dhe ndjekja penale e mashtrimit të madh pensional”, ka thënë Delawie, raporton Koha.net.
Kryeprokurori i Shtetit tregon për kërcënimet ndaj prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj
Diplomati amerikan tha se i zhgënjyer ndjehet edhe për faktin se Blakaj ishte mbështetur nga qeveria amerikane për të studiuar në Wake Forest ku mori diplomën LLM dhe hetoi raste të rëndësishme në Kosovë.
Edhe
Delawie i shqetësuar me dorëheqjen e prokurorit që hetonte mashtrimet me pensione lufte
“Kosova duhet të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit jo vetëm duke i mbështetur prokurorët, por edhe duke siguruar që të gjitha ata që dënohen të vuajnë dënimin”, theksoi Delawie.
Blakaj, veç tjerash, po merrej me raste të terrorizmit dhe me rastin e fryrjes së listave të veteranëve.
-
Delawie kërkon hetime pa ndërhyrje politike për veteranët e rremë
-
Prokurori Blakaj thotë të ketë qenë i kërcënuar nga veteranët e rrejshëm, implikon Veselin e Lumezin
-
Prokurori i dorëhequr po merrej me dallaveret me lista të veteranëve dhe me rastet e terrorizmit
-
Për shkak të kërcënimeve jep dorëheqje prokurori special, Elez Blakaj