Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Del në konsultim publik Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka dalë në konsultim publik Ligji për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë.

Sipas njoftimit, Ligji i BRE-ve përcakton promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në Republikën e Kosovës, me qëllim të rritjes së përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe bashkëprodhimit në sektorin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ftohjes dhe sektorin e transportit, me qëllim të përmbushjes së nevojave për energji, rritjes së sigurisë së furnizimit, përmirësojë mbrojtjen e mjedisit, si dhe ofrimit të përfitimeve sociale dhe shëndetësore dhe promovimit të mundësive të barabarta punësimi në sektor të energjisë.

“Përmes këtij ligji do të mundësohet zhvillimi i kapaciteteve të BRE me procedurë konkurruese, transparente dhe jo diskriminuese. Ky ligj pjesërisht transpozon Direktivën (BE) 2018/2001 për Promovimin e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme, miratuar me Vendimin (2021/14/MC-EnC) të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, thuhet në njoftim.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se e vlerëson shumë konsultimin me palët e interesit.