Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, po shqyrton në parim projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky ligj mundëson ndërtimin e kapaciteteve të reja.
“Ky ligj do të sjellë përfitime për sektorin privat. Të gjitha ndërmarrjet trajtohen barabartë, ku sjell kosto më të përballueshme për qytetarët. Skemat mbështetëse, tani do të ofrohen vetëm përmes një procesi të ofertimit. Prodhuesit e privilegjuar do të përzgjidhen përmes një ofertimi konkurrues", tha ajo.
Para anëtarëve të këtij komisioni, ajo shtoi se ligji parasheh edhe mbështetjen e teknologjive inovative.
“Procedurat për amvisëri thjeshtëzohen në mënyrë që brenda për 30 ditësh të merret përgjigja. Një pjesë e sektorit që ka qenë e parregulluar, impiantet solare jo të lidhura në rrjet kanë qenë të pa raportuara, pa kurrfarë rregulle, me këtë ligj kemi vendosur një rregull të ri", u shpreh ajo.
Edhe
Rizvanolli i reagon LDK-së: Vendimet e ZRRE-së mund të sfidohen vetëm në gjykata
Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala nuk u pajtua me emërtimin e këtij ligji.
“Emrin nuk e ka ligji si duhet, më së paku ka promovim, po i humb materia e esencës së ligjit. Kur e sheh ligjin më së paku ka promovim, ka koordinim të institucioneve, gjithçka tjetër. Fjala promovim duhet të rishikohet”, u shpreh ai.
-
Ministria e Ekonomisë reagon ndaj artikullit “Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët”
-
Propozimi për më shumë bllok-tarifa kundërshtohet nga shoqëria civile dhe ekspertët
-
Rizvanolli thotë se po tentojnë ta mbrojnë shumicën nga rritja e çmimit të rrymës
-
Rizvanolli kërkon mosrritje të çmimit të rrymës për ata që shpenzojnë më pak se 800 kWh në muaj