Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deklarata për konflikt fizik, Ramadani: Dehari duhet të përgjigjet në Prokurori

Burim Ramadani ka deklaruar se fitorja e Kurtit me 7 qershor do të jetë e fundit dhe nuk do të përsëritet më

Foto: Driton Paçarada

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që Prokuroria ta marrë në pyetje kryesuesin e seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, pas deklaratës së tij për rrezikun e përplasjeve dhe konfliktit fizik në Kuvend.

Gjatë ditës së sotme, përmes një statusi në Facebook, Dehari theksoi se vazhdimi i seancës konstituive pa marrëveshjes mes partive mund të tensionojë më tej situatën dhe të çojë në konflikte fizike brenda sallës së Kuvendit. 

Ramadani ka ngritur pyetje se për cilin skenar po paralajmëron Dehari, duke i cilësuar formulimet e tij si “ogurzeza”.

“Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari? Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka pyetur gjithashtu pse, sipas tij, Vetëvendosje po e bllokon procesin dhe po paralajmëron mundësinë e konflikteve fizike brenda Kuvendit.

“Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?”, ka deklaruar Ramadani.

Edhe Si e hapi Mali i Zi çështjen e pavarësisë së Kosovës Arbëri Si e hapi Mali i Zi çështjen e pavarësisë së Kosovës

Deputeti i Aleancës ka kërkuar që deklarata e Deharit të trajtohet nga organet e drejtësisë, duke thënë se ai duhet të japë sqarime para Prokurorisë.

“Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari DUHET të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë”, ka përfunduar Ramadani.

Lexo përditësimet tjera
Avni Dehari

Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje mund të çojë në konflikt fizik brenda Kuvendit

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës njëherësh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka...