Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deklarata e zëvendëskancelarit për Kosovën shkakton stuhi politike në Austri

Vazhdon stuhia politike rreth deklaratës problematike të zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, që Kosovën e quajti pjesë të Serbisë.

Lideri i Partisë së Lirisë (FPO), Heinz-Christian Strache, në prag të vizitës në Beograd, ditë më parë, sipas medieve serbe Kosovën e quajti pjesë të Serbisë, transmeton Koha.net.

Partia opozitare NEOS për të trajtuar këtë rast ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Politikës Integruese dhe të Jashtme të Austrisë, që është organ ekuivalent i këshillit kombëtar të sigurisë dhe funksionon në kuadër të Ministrisë së Politikës së Jashtme, kurse anëtar të tij janë shefja e diplomacisë, përfaqësuesit e kancelarit e zëvendëskancelarit, të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përfaqësuesit e partive parlamentare dhe të Konferencës së kryetarëve të krahinave.

Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit janë të nevojshëm dy anëtarë, që NAOS-i i ka.

Kjo parti opozitare konsideron se me deklaratat e Heinz-Christian Strache , se Kosova është pjesë e Serbisë, Austria në BE humb besimin si partnere në politikën e jashtme të BE-së.

Edhe ish kancelari austriak, lideri i Partisë Socialdemokrate (SPO), Christian Kern, i ka dënuar deklaratat e Stracheit për Kosovën se “po i hedh benzinë në zjarr”, ndërsa Austria duhet të kontribuojë për pajtim.

Edhe Kosova përplas partnerët në qeverinë austriake Arbëri Kosova përplas partnerët në qeverinë austriake

“Kur e kemi njohur Kosovën kishim konflikte nëpër rrugët e Austrisë në mes të rinjve nga Kosova dhe Serbia”, ka shtuar Kern.

Ndërkohë, pas stuhisë që nxiti deklarata e tij e shprehur në mediat serbe, Strache ka thënë se ishte kundër njohjes së Kosovës nga Austria, porse qëndron prapa vendimit të Austrisë, transmeton Koha.net.