Liderët e Evropës Juglindore, që u bënë bashkë sot në një samit për Ukrainën në Tiranë, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët:
-Ne, presidentja Vjosa Osmani, presidentja Maia Ssandu, presidenti Jakov Milatoviq, presidenti Stevo Pendarovski, presidenti Aleksandar Vuçiq, presidenti Volodymyr Zelenskyy, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave, Borjana Krishto, kryeministri Nikolay Denkov, kryeministri Andrej Plenkoviq, kryeministri Ion-Marcel Ciolacu, u mblodhëm në Tiranë më 28 shkurt, 2024 dhe lëshuam deklaratën si në vijim.
-Agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet rreziku më i madh i sigurisë evropiane dhe paqes ndërkombëtare. Ky akt i agresionit është i papranueshëm; është shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartës së OKB-së dhe krim kundër ukrainasve.
-Ne e ritheksojmë përkrahjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht nga viti 1991 dhe mbesim të përkushtuar të ofrojmë përkrahjen e nevojshme për Ukrainën që të ngadhënjejë kundër agresionit të luftës ruse për aq gjatë sa të duhet në mënyrë që të arrihet një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe në bazat e Formulës Ukrainase të Paqes.
-I bëjmë thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar që ta përkrah fuqishëm Ukrainën në luftën e saj të vazhdueshme për liri, pavarësi dhe integritet territorial.
-Ne dënojmë ashpër qëllimet e Federatës Ruse që të mbajë zgjedhje presidenciale në territoret përkohësisht të okupuara të Ukrainës, që përbën shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Ne e theksojmë natyrën e paligjshme të zgjedhjeve të ardhshme në Republikën Autonome të Krimesë dhe në qytetin Sevapostol dhe në territoret e okupuara nga të Ukrainës nga Rusia si Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
-Gjatë diskutimeve sot në Tiranë, ne rikonfirmuam solidaritetin tonë me Ukrainën dhe me njerëzit e saj në mbrojtjen heroike të lirisë së tyre dhe në vlerat tona të përbashkëta dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në zbatimin e Paqes së Formulës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që është në përputhje me Qëllimet dhe Parimet e Kartës së OKB-së, dhe të marrim pjesë në Samitin e parë për Paqe, duke siguruar pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare në këtë proces.
-Ne jemi të bindur se një luftë e agresionit e Rusisë e shkallës së plotë kundër Ukrainës ka dëshmuar nevojën kritike dhe të rëndësinë kyçe për një Evropë të bashkuar dhe të fortë që është në gjendje të përballojë sfidat globale për paqe dhe për prosperitetin e njerëzve tanë. Ne theksojmë se jemi të bashkuar nga vlerat e përbashkëta evropiane dhe nga një vizion të zhvillimeve të mëtutjeshme të tyre brenda një Evrope të bashkuar.
-Ne e rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta që të sigurojmë përparim të mëtutjeshëm dhe përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë, dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.
-Ne plotësisht mbështesim të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur aranzhimet e saja të sigurisë. Aleatët e NATO-s dhe shtetet aspiruese lavdërojnë hapat e marrë drejt anëtarësimit të saj të ardhshëm në NATO dhe përkrahin Ukrainën që të bëhet anëtare e Aleancës në momentin kur kushtet e sigurisë e lejojnë këtë.
-Ne e nënvizuam angazhimin tonë për të sjellë para drejtësisë ata individë që janë përgjegjës për krimet e agresionit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e tjera të mizorisë nën të drejtën ndërkombëtare në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, nëpërmjet një hetimi të përshtatshëm, fer dhe të pavarur dhe persekutim në nivel nacional dhe ndërkombëtar, përfshirë nëpërmjet punës së Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për t’u përkujdesur që pretendimet për krime lufte dhe krimet tjera ndërkombëtare të hetohen plotësisht dhe fer nga mekanizmat e pavarur, efikas dhe të fortë ligjor.
-Ne jemi pajtuar të bashkëpunojmë dhe të përqendrojmë angazhimet tona në kthimin e fëmijëve ukrainas të deportuar paligjshëm dhe zhvendosur me forcë.
-Ne zotohemi të rrisim angazhimin tonë të bashkëpunimit për të luftuar keqinformimin, përfshirë narrativat false për luftën, dhe mbesim të përkushtuar ta luftojmë luftën hibride dhe në sfidat e sigurisë kibernetike, duke kontribuar në stabilitetin e sigurinë e komunitetit ndërkombëtar.
-Sot në Tiranë, ne rikonfirmojmë solidaritetin dhe përkrahjen tonë për Ukrainën, shprehim angazhimin tonë për të marrë pjesë në rikuperimin pas-luftës dhe në rindërtimin e Ukrainës në mënyrë që t’u mundësojmë ukrainasve të rindërtojmë shtetin e tyre, të angazhojmë gjithë partnerët relevantë, përfshirë edhe kompanitë private dhe institucionet financiare ndërkombëtare, me synim për të siguruar përkrahje financiare, investime dhe njohuri të nevojshme për të siguruar një të ardhme të begatë për Ukrainën. Ne nënvizojmë rëndësinë e deminimit në kontestin më të gjerë të rikuperimit të Ukrainës, si hap fillestar kyç drejt një kthimi të sigurisë të njerëzve dhe rikthimin e aktivitetit ekonomik e bujqësor. Ne, miqtë e Ukrainës, konfirmojmë besimin tonë të fortë se vetëm duke u bashkuar do të jemi në gjendje të rivendosim paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e drejtë në kontinentin evropian.