Policia e Kosovës ka njoftuar të martën, se më 26 gusht ka sekuestruar mjete të rënda që janë përdorur për degradim të ambientit, duke nxjerrë rërë në bregun e Lumit Drini, në fshatin Romaj të Prizrenit.
Sipas njoftimit, është arrestuar edhe pronari i kompanisë që bënte nxjerrjen e rërës dhe ndaj tij ka filluar procedura penale.
“Më gusht 2022 policia ka marr informacion se një kompani është duke degraduar ambientin, konkretisht duke nxjerr rërë në bregun e lumit Drini, në fshatin Romaj, KK Prizren. Patrullat policore kanë dalë në vend ngjarje dhe atje kanë hasur një kamion dhe një mjete të rënda ngarkuese. Janë informuar inspektorët kompetentë, të cilët e kanë konstatuar gjendjen aktuale dhe të gjithë dokumentacionin ia kanë dorëzuar policisë për veprim të mëtejmë. Policia, pasi që ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, ka marrë urdhër që mjetet e rënda të cilat janë përdorur për degradim të sekuestrohen”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet edhe një person në Prizren lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit
-
17 të arrestuar për shkatërrim të mjedisit me punimet që kryen përreth “Drinit të Bardhë”
-
Arrestohen tre persona për degradim të mjedisit, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë
-
Sekuestrohen dy kamionë në Prizren, dyshohet se përdoreshin për nxjerrje ilegale të zhavorrit
-
Nxjerrja ilegale e zhavorrit përgjatë Drinit të Bardhë, Prokuroria vazhdon të sekuestrojë makineri