Ilir Deda i Alternativës tha se procesi konsultativ nuk do të thotë se ne vijmë t'i dëgjojmë dëshirat tuaja. Ju të tre javën e kaluar keni deklaruar se këtë javë jeni për seancë, raporton KTV.
Dedaj shtoi se ne e kemi mujtë me me bojkotu si VVja. Ne duhet me u marr vesh e dakordimi nuk është ky që po e bëni tash. Qysh me ju besu që ju do të vini me 24 e pse me i besu zotimit e sotëm kur i besuam një zotimi javën e kaluar.
Nuk ka nevojë të thirren më seanca pa pjesëmarrjen e gjithë deputetëve. Deri tash të gjitha janë thirr në mënyrë të rregullt nuk e kontestojmë rregullsinë e thirrjeve deri tash por nuk ka nevojë më për të tilla pa të gjithë deputetët sepse po i acarojmë edhe qytetarët.
Artikuj të ngjashëm