Driton Selmanaj, deputet i zgjedhur nga koalicioni LAA, në Interaktiv të KTV-së, ka treguar se çfarë është biseduar në tryezën e sotme të thirrur pikërisht nga shefi i Grupit Parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti.
Ai thotë se qëllimi i tryezës ishte të marrim mendime edhe të njerëzve tjerë, të partive tjera, përveç PAN-it, nga njerëz të shoqërisë civile, për të marrë ndonjë ide nëse ka zgjidhje të kësaj situate.
Kjo sepse, sipas tij, aktgjykimi i Kushtetueses i vitit 2014, po sjell krizë.
“Kishte mendime të ndryshme. Në kontekstin procedural, e dimë se ne si grup parlamentar s’mund të propozojmë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Precedenti tjetër është se ne s’mundemi as të dërgojmë raste në Kushtetuese dhe këtë mund ta bëjë vetëm Presidenti, që mendoj se është e gabuar kjo”, theksoi Selmanaj.
“Ndoshta kooalicioni i PDK-së nuk meriton asnjë ditë kohë për të kërcënuar e kontrabanduar njerëz”, thotë Selmanaj.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të jepte zgjidhje politike.
Edhe
Hoti: S’jemi ftuar nga Thaçi për të caktuar datën e zgjedhjeve, do kërkojmë seancë për shpërbërje të Kuvendit
Për seancën e thirrur për 24 gusht, Selmanaj thotë se nuk i beson PAN-it as kësaj radhe, ndonëse kanë thënë se do të jenë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
“Kam përshtypjen se PAN-i do të vijë më datën 24 gusht dhe do të kërkojnë nja 2-3 orë, e ato orë do të zgjasin ndoshta me javë. Ata do të sillen nëpër plazhe e kudo tjetër, por jo edhe të marrin pjesë në seanca konstitutive”, tha ai.