Ilir Deda nga Alternativa duke ju drejtuar Kurtit ka thënë se nga tryeza e kaluar është dakorduar që temë e kësaj tryeze të jetë dialogu.
Ai ka thënë se partia e tij është për zgjedhje të parakohshme, por para saj duhet bërë ndryshimi i ligjit për zgjedhje, transmeton rtk.
Deda duke folur për dialogun me Serbinë ka thënë se ai po bllokohet nga presidenti Thaçi.
“Ne duhet të merremi vesh se kush duhet ta udhëheqë dialogun dhe nëse ne nuk e bëjmë ata do ta bëjë Thaçi pa mandat nga Kuvendi”.
Deda duke folur për kërkesën e Kurtit që nga kjo tryezë të dilet me një qëndrim për zgjedhjet, ka thënë se nga këto tryeza nuk rrëzohet Qeveria.
Ai ka thënë se opozita nuk i ka 61 vota për rrëzimin e Qeverisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Deda: Kemi 27 nënshkrime për mocion për rrëzimin e qeverisë
-
Deda: Askush nuk i ka 61 deputetë
-
Kurti: Për të ecur përpara duhet të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta
-
Një ditë para seancës për qeverinë, Kurti nuk flet