Për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, mesazhi i Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ishte i qartë - ratifikimi i demarkacionit rezulton me liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Tani ne, të zgjedhurit në Kuvend, jemi para një situate kritike - ta përkrahim joprofesionalizmin e Qeverisë me demarkacion të keq - apo mos ta përkrahim këtë demarkacion, dhe kështu të vendosim për izolim të gjatë të qytetarëve tanë. Nëse këto parti - në Qeveri e opozitë - nuk merren vesh shumë shpejtë si të ecim përpara, atëherë nuk e meritojmë më votën e qytetarëve”, ka thënë Deda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo