Partia Socialdemokrate, përmes një komunikate për media, thotë se mirëpret votimin e sotëm të Parlamentit Evropian për rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme; për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ky miratim i cili e konfirmon mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të qytetarëve të Republikës. Duke i falënderuar eurodeputetët për mbështetjen, Partia Socialdemokrate fton institucionet përgjegjëse të Kosovës, të ndërmarrin veprime konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në marrjen e vendimit përfundimtar nga institucionet e tjera vendimmarrëse të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Sipas PSD-së, izolimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të marrë fund.
“Ai është mbi gjithash pasojë e politikanëve të korruptuar dhe të kriminalizuar në Kosovë. Çmimin nuk duhet ta paguajnë tutje qytetarët e Republikës”.
-
Miratohet raporti për Kosovën në Komisionin e Parlamentit Evropian
-
Opozita mirëpret vendimin për vizat
-
PE-ja kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e arkivave të ish-Jugosllavisë
-
Eurodeputetët: Këshilli Evropian të miratojë pa vonesa heqjen e vizave për Kosovën
-
Kurti kërkon nga Evropa që t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës