Ndonëse ende nuk është vërtetuar pronësia e kësaj parcele, po vazhdojnë punimet e nisura në këtë ndërtesë.
Familja Ibërhysaj nga Deçani, e cila pretendon se është pronare e kësaj parcele që nga viti 1961, prezanton dokumentet që, sipas tyre, e dëshmojnë pronësinë e tyre.
Për parcelën thonë se familja ka paguar edhe tatim. Por edhe komuna, e cila e ka dhënë këtë pronë në shfrytëzim për 99 vjet, sërish prezanton dokumente që vërteton se prona është shoqërore që nga viti 1974.
Drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Ramë Melaj, thotë se nuk kanë arsye t’i ndalin punimet, sepse Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e familjes Ibërhysaj për ndalimin e të gjitha veprimtarive.
Në anën tjetër, sipas Melajt, nëse Gjykata merr vendim në favor të kësaj familjeje, atëherë ata do ta kompensojnë atë.
Pas luftës, kryesisht pasi filloi privatizimi i pronave shoqërore, shumë familje kanë pretenduar se pronat janë të tyre dhe që dhunshëm ishin shpronësuar nga ish-Jugosllavia.
-
Deçani jep në shfrytëzim 24 ari për të cilët kishte kontest pronësor
-
Komuna nis punime në tokat që qytetarët pretendojnë se janë të tyre
-
Një biznesmen në Ferizaj akuzohet për ndërtim pa leje në një pronë të kontestuar
-
Loshaj: “Kelkosi” s'i ka përmbushur detyrimet dhjetëra milionëshe ndaj Komunës së Deçanit
- Ligjet e kapelës së magjistarit