Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat për të ulur tensionet.
Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, në konferencë për media të hënën, ka thënë se dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve e gazetarëve është e papranueshme.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve.
“SHBA-ja dënon dhunën e papritur ndaj ushtarëve të misionit KFOR të NATO-s, ndaj Policisë dhe gazetarëve. I bëjmë thirrje gjitha palëve të marrin veprime të menjëhershme për ulje të tensioneve. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta uli nivelin e gatishmërisë së forcave ushtarake të tyre dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të mos sfidojnë ushtarët e KFOR-it e të frenohen nga dhuna. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të siguruar me forcë qasje në objektet e komunave shkaktoi tensione të panevojshme. Kryeministri Kurti e Qeveria e Kosovës duhet të përkujdesen që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre tranzicionale nga lokacione alternative, e po ashtu të tërhiqen njësitet policore nga objektet e komunave. Jemi të angazhuar thellësisht në këtë çështje”, ka thënë Patel.
-
DASH-i sërish u bën thirrje palëve që t’i ulin tensionet në veri të Kosovës
-
O’Brien i quan provokuese veprimet e Qeverisë së Kosovës
-
DASH: Hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do t'i rriste gjasat për dhunë
-
Kosova fajësohet për aksionet “që pengojnë dialogun”
-
DASH-i i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-në për rezultatin e zgjedhjeve