Deklaratat e zyrtarëve të shtetit se korrupsioni në Kosovë është më shumë perceptim sesa realitet, janë hedhur poshtë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Madje, ky departament në raportin e vitit 2016, e ka vlerësuar si endemik, korrupsionin në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit të DASH-it korrupsioni në nivel publik dhe në sektorin privat si dhe mungesa e dënimeve për veprat korruptive mbeten problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut në Kosovë.
Për raportin është deklaruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ai është përkushtuar për konsolidimin e një shteti ligjor.
Thaçi, gjithashtu ka shprehur keqardhje që dhuna në Kuvendin e Kosovës sërish është përmendur në raportin e DASH-it.
Ndërkohë mundësia për një raport thuajse të ngjashëm edhe për vitin 2017 është e mundshme, meqë Vetëvendosje paralajmëron skena të njëjta në Kuvendin e Kosovës për të mos lejuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Shoqëria civile sheh pak dallim nga raporti i vitit 2015, madje sipas tyre edhe renditja është po ajo.
Në raport thuhet se në Kosovë ka keqtrajtim të të burgosurve si dhe sistem gjyqësor joefikas. Kërcënimi i mediave nga disa zyrtarë është shkelje tjetër e vënë re nga DASH-i.
Ndërkohë pjesë e raportit është bërë edhe skandali i rastit “stenta” dhe dorëheqja e ish ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani.