Prishtinë, 8 shtator - Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Solidar Suisse”, organizon aktivityetin bamirëse “Darka e diasporës” në lokalin Eni’t në Zürich të Zvicrës, më 29 shtator 2017, prej orës 19:00 – 21:00.
Në këtë darkë bamirësie, Dr. Omer Dzemali, ndër 100 kokat e mençura të Zvicrës, do të mbajë një fjalë rasti për mysafirët. Ngjarja do të përfshijë muzikë dhe aktivitete të tjera përgjatë mbrëmjes, si dhe është e hapur për publikun përmes blerjes së biletës në vlerë prej 100 CHF për person. Persona të biznesit dhe filantropë ftohen të mbështesin mbrëmjen në cilësinë e sponsorëve.
Kjo darkë organizohet me qëllimin e shpëtimit të jetëve të fëmijëve dhe uljes së shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë. Që nga paslufta, kur shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 foshnja në 1,000 lindje, ky tregues ka rënë në 11 vdekje në 1,000 lindje, shifër që ende mbetet më e larta jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.
Me qëllim e uljes së shkallës së vdekshmërisë, Fondacioni zhvillon programe shëndetësore, si furnizimin e Klinikës Neonatologjike dhe asaj Gjinekologjike në QKUK me medikamente esenciale dhe pajisje të nevojshme mjekësore, hapjen e ‘klasave për nëna’, zhvillimin e transportit neonatal dhe programeve të tjera.
Ky aktivitet bëhet i mundur falë mbështetjes së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, lokalit Eni’t, platformës AlbInfo.ch, kompanisë Eurokoha si dhe organizatës “Germin”.
-
Mblidhen rreth 10 mijë franga në “Darkën e Diasporës” për Nënat dhe Fëmijët e Kosovës
-
Mërgimtarët në Zvicër dhurojnë mbi 23 mijë franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë
-
Ngjarja “Let’s Dance” për mbledhje të fondeve rikthehet në Prishtinë
-
Mblidhen 16,200 franga zvicerane në Cyrih për nënat dhe foshnjat në Kosovë
-
Gjilani organizon mbrëmje humanitare për fëmijët me nevoja të veçanta