Janë shtuar akuzat teksa kanë vazhduar përplasjet e forta ndërmjet individëve të ndryshëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivisti Valdrin Ahmeti në një postim të gjatë pas dorëheqjeve të fundit ka thënë se ish-sekretari organizativ, Dardan Molliqaj që nga fillimi e ka mbrojtur idenë që Astrit Dehari u vetëvra në burg.
“Biseduam (me Molliqajn) gjatë edhe për Astritin, pasi ai që prej kur ndodhi ajo ngjarje këmbëngulte se ajo ishte vetëvrasje, gjë që na i tha edhe gjatë homazheve për Astritin. Në takimin e datës 26 nëntor na tha që nuk do të lejonte të flitej për Astritin si i vrarë sepse prej fillimit ishte i bindur që ai kishte bërë vetëvrasje. Pretendimi i tij ishte kundër mendimeve tona, por edhe kundër logjikës së thjeshtë. Në rrethanat si vdiq Astriti, fillimisht dyshohet e hetohet për vrasje, e nëse kjo nuk vërtetohet shihen opsionet e tjera. A nëse prej fillimit ky paska qenë i bindur për vetëvrasje, opsioni i vrasjes mbetet i pahetuar.’, ka shkruar Ahmeti.
Dy ditë pas vdekjes në Prizren, Albin Kurti kishte thënë në Interaktiv se pushteti e ka vrarë Astrit Deharin, besim që ende e kanë shumica në këtë parti.
-
Vetëvendosje e kujton Deharin, Kurti thotë se ndaj tij u krye krim nga arrestimi e deri te vdekja
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
Kurteshi: Ka fakte që vërtetojnë se Dehari është vrarë me urdhër nga lartë – unë s’i posedoj
-
Kurti bashkë me ministra insistojnë se Dehari u vra në burg
-
Kurti: Astrit Dehari është aktivist që nuk shuhet kurrë