Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dallimi i mushkërive te të sëmurët me COVID-19, me dhe pa vaksina

Pulmologu Shpëtim Thaçi ka treguar për pasojat e COVID-19 në mushkri në rast të mosvaksinimit.

Ai ka thënë se personat e vaksinuar të sëmurë me COVID-19 do të kalojnë një formë të lehtë të sëmundjes me ndryshime minimale në shëndet, duke mos pasur nevojë të hospitalizohen dhe duke mbrojtur jetën e tyre.

Kurse sipas tij personat e pavaksinuar e të sëmurë me koronavirus do të mund të kalojnë një formë të rëndë të sëmundjes për shkak të prekjes së madhe të sistemit respirator nga ky infeksion.

“Kjo rrezikon të hospitalozhen gjithashtu edhe ta humbin jetën e tyre”, ka thënë ai.

Ai përmes një videoje ka thënë se vendi dhe shoqëria nuk duhet të jenë të ndarë në mes të vaksinuarve dhe jo të vaksinuarve.

 
Shpëtim Thaçi - Pulmolog, Thirrje për tu vaksinuar

DALLIMI në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin. #Bashkëiadalim #Vaksinohu

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Monday, August 30, 2021