Në Telekomin e Kosovës sot janë ekzekutua pagat për të gjithë punonjësit e kësaj kompanie publike, raporton KosovaPress.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj. Balaj ka thënë se pagat për rreth 2400 punëtorë janë sigurua nga të hyrat e Telekomit.
“Sot janë ekzekutua pagat e muajit gusht për të gjithë punëtorët e Telekomit të Kosovës. Këto mjete të pagave që janë 1.9 milion euro për paga për një muaj janë sigurua nga të hyrat e Telekomit”, thotë Balaj.
Pavarësisht, realizimit të pagave, Balaj thotë gjendja në këtë kompani është mjaft e vështirë, që sipas tij, në muajt në vijim do të ketë mjaft telashe në aspektin financiar.
Ndryshe, kriza në këtë ndërmarrje publike është thelluar tej mase veçmas pas ndërhyrjes së përmbaruesit të autorizuar nga kompania “Dardafon”.
-
Qeveria ndan më shumë se 2 milionë euro për RTK-në
-
Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat
-
Sindikatat e RTK-së alarmojnë krizë pagash pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove nga përmbaruesi
-
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik