Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dalin në shitje bluzat e Dua Lipës, paratë e mbledhura shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Aktivitetet humane nga ana e këngëtares Dua Lipa nuk kanë të ndalur.

Tashmë ajo ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për t’ju dal në ndihmë personave të cilët mbetën pa shtëpi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Nga sot të gjithë të interesuarit mund të blejnë bluzën e dizajnuar nga Dua Lipa dhe Bond.nyc.

LEXO EDHE: Dua Lipa me iniciativë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Të ardhurat nga shitja e tyre do të dërgohen 100% të mbijetuarve.

“Ndihma juaj është e nevojshme”, shkruan ndër tjera Lipa.