Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dalin disa nga emrat e ministrave shqiptarë në Qeverinë e Zaevit

Sot vendosen emrat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët priten të miratohen nga organet partiake të LSDM-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të BDI-së, Artan Grubi, numri dy i partisë së Ali Ahmetit, do të jetë zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistemin Politik, transmeton Shqip.

Fatmir Besimi, ekonomisti i doktoruar në Staffordshire University, i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeveritë e shkuara, do të jetë ministër i Financave të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, shef i diplomacisë së Shkupit do të jetë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Këto janë emrat zyrtarë që janë vendosur, ndërkohë të tjerët do të caktohen në Këshillin Kombëtar të BDI-së në mbledhjen e sotme, pra ministri i Ekonomisë, ai i Ambientit, ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ai i Bujqësisë që i takon lëvizjes Besa.

Zv.kryeministri i pare në fakt është një post që përcaktohet për herë të parë në qeveri dhe do të jetë shef i ekzekutivit shqiptar.

Edhe BDI kapërcen dallimet, qeveria të mërkurën në Kuvend të Maqedonisë së Veriut Arbëri BDI kapërcen dallimet, qeveria të mërkurën në Kuvend të Maqedonisë së Veriut

Sipas marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së, vendimet ndërmjet Zoran Zaevit dhe Artan Grubit do të merren vetëm me konsensus.

Nesër është parashikuar që të votohet në Kuvend zgjedhja e Telat Xhaferit për një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.